Ministria e Mbrojtjes: Tre muaj suksesi në vetëqendrueshmërinë e ushqimit në FSK – kemi kursyer buxhetin

Ministria e Mbrojtjes: Tre muaj suksesi në vetëqendrueshmërinë e ushqimit në FSK – kemi kursyer buxhetin

18:20, 03/03/2025

Ministria e Mbrojtjes është krenuar me zbatimin e konceptit të vetëqëndrueshmërisë sa i përket përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se përmes këtij koncepti është kursyer buxheti i shtetit dhe se është ngritur cilësia dhe siguria e ushqimit, shkruan Reporteri.net.

“Një gjë e tillë është konstatuar dhe nga Komisionerja Parlamentare e FSK-së, kolonel Remzije Zeqiraj, sipas së cilës shujta ushqimore si e drejtë e garantuar me ligj, e zbatuar në përpikmëri përmes këtij koncepti, rritë nivelin e sigurisë dhe vetqëndrushmërisë për të gjitha situatat dhe rrethanat, në të gjitha vendbazimet dhe venddislokimet, dhe gjithnjë aty ku zhvillohen aktivitetet sipas planit në zbatim të misionit”, thuhet në njoftim.

Osmani takohet me Orav, paralajmërojnë një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë të BE’së në javët dhe muajt në vijim

Tutje bëhet me dije se numri i stafit profesional dhe mbështetës bashkë me rritjen e ushtrisë dhe ndërtimin e bazave ushtarake të reja do të rritet.

“Numrit fillestar të stafit profesional do t’i shtohen edhe pesëdhjetë e pesë nënpunës të rinj, konkursi për pranimin e të cilëve do të hapet së shpejti. Ndërtimi i kapaciteteve vetanake për shërbimin e ushqimit është histori suksesi në zbatimin e ligjit, respektimin e të drejtave ligjore të personelit ushtarak, dhe ofrimit të kushteve dhe shujtave cilësore njejtë si në shtetet anëtare të NATO-s”, thuhet në njoftim.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco