Votat me postë, deri në orën 16:00 janë numëruar 143 nga 187 kuti

Votat me postë, deri në orën 16:00 janë numëruar 143 nga 187 kuti

16:28, 03/03/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

Sipas njoftimit të KQZ’së, deri sot në orën 16:00, janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.

Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë.

“Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.  Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën https://rezultatet2025.net”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.

Nga përditësimi i fundit i bërë nga Komisioni Qendror Zgjedhor në platformën “Rezultatet2025.net”, nga 124 vendvotime të numëruara të votimit me postë në diasporë, nga 188 sa janë gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para me 52.72 për qind.

Nga 66.31 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë deri tani 21 mijë e 234 vota me posta.

Në vend të dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 12 mijë e tri vota me postë, apo 29.80 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës nga votat e numëruara deri tani, ka marrë tre mijë e 213 vota me postë, apo 7.98 për qind.

Koalicioni AAK-NISMA nga 66.31 për qind të vendvotimeve të numëruara ka marrë një mijë e 338 vota me postë.

Kryetari i Vetëvendosjes, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka marrë 20 mijë e 273 vota me postë në diasporë.

Lumir Abdixhiku i LDK-së ka marrë 10 mijë 858 vota.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza deri tani numëron dy mijë 901 vota.

Ndërsa ai AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka marrë deri tani një mijë e 147 vota me postë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco