Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora në ora 15:34.
Deri tani janë procesuar 89 nga 188 vendvotime sa janë gjithsej.
Nga përditësimi i fundit i bërë mbrëmë, ka rënë pak Vetëvendosje, kurse ka një ngritje të lehtë për LDK-në e PDK-në.
Vetëvendosje del të jetë e para aktualisht me 51.34 për qind apo 14 mijë e 432 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.74% apo 8360 vota.
Partia Demokratike e Kosovës 8.12% apo 2283 vota.
AAK-NISMA ka pësuar rënie pasi nga 4.76 sa ishte mbrëmë sot është në 4.15%.
Në përditësimin e bërë mbrëmë Vetëvendosje ishte e para me 52.14 për qind, LDK e dyta me 28.40 për qind, PDK e treta me 7.94%, kurse AAK-NISMA me 4.76%.

© SYRI.net