Një person në Prishtinë tenton t’i godas me veturë policët, ndalet dhe i sulmon fizikisht

Një person në Prishtinë tenton t’i godas me veturë policët, ndalet dhe i sulmon fizikisht

10:29, 02/03/2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është shoqëruar në Polici pasi nuk e ka ndalur veturën dhe ka tentuar t’i godasë policët.

Ai i ka sulmuar fizikisht më pas zyrtarët policorë.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Dëshmoret e Kombit, Prishtinë 01.03.2025 – 02:20. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi nuk e ka ndaluar veturën dhe ka tentuar ti godas zyrtarët policor. Pasi është ndaluar, i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor. I dyshuar është dërguar në emergjencë dhe sipas mjekut dyshohet se ka abuzuar me substanca narkotike. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco