Përditësohen rezultatet e votave me postë nga Diaspora: VV i afrohet 50 përqindëshit, rritet pak PDK-ja

Përditësohen rezultatet e votave me postë nga Diaspora: VV i afrohet 50 përqindëshit, rritet pak PDK-ja

19:53, 01/03/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon.

Në përditësimin e fundit bëhet e ditur se pas procesimit të 23.40 % të votave,  Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 5,970 vota  apo 49.30%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës  me 3,535 vota  apo 29.19%.

Rritje të lehtë ka Partia Demokratike e Kosovës, e cila deri më tani ka siguruar 980 vota  apo 8.09%, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  dhe Nisma Socialdemokrate kanë 710 vota  apo 5.86%.

Procesi i numërimit është duke vazhduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco