Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një intervistë në “Zonë e Lirë”, komentoi takimin e fundit mes presidentëve Trump dhe Zelensky, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ai e quajti rikthimin e Trump si një ngjarje që ka sjellë ndryshime të mëdha pas rënies së perdes së hekurt, duke përmendur ndikimin që ky rikthim ka pasur në politikën globale. Berisha foli gjithashtu për politikën amerikane dhe ndikimin e saj në Europë, duke theksuar se Amerika ka një rol jetik për sigurinë e kontinentit. Ai kritikoi gjithashtu pozicionin e Zelensky, duke e konsideruar refuzimin e tij për një paqe amerikane si një gabim të madh. Sipas tij, ky qëndrim ka ndikuar negativisht në mundësitë për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.
Berisha:
Rikthimi i Trump përbën ndryshimin më të madh në botë pas rënies së perdes së hekurt. Çdo 25-30 vite, bota gjendet para ndryshimeve që shumë pak kush i parashikon. Trump i deklaroi kombit amerikan dhe botës që armiku numër një i Shteteve të Bashkuara është armiku i brendshëm. Ai bëri deklaratën më kurajoze të jetës së tij. Ai u tha që ju duhet të çliroheni nga këta armiq që po vendosin censurë dhe diktaturë, që po e shndërrojnë drejtësinë në armë politike. Ata armiq politizuan në ekstrem edhe institucione që duhej të qëndronin jashtë politizimit. Unë nuk harroj kurrë deklaratën e gjeneralit Milei. Të lexosh Leninin nuk është ndonjë mëkat, nuk do të thotë të jesh Leninist. Amerika kishte pësuar një transformim, një penetrim të ekstremit të majtë woke culture.
Marim vetëm momentin si i kremtoi 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara ambasadorja e Shteteve të Bashkuara? Po të garantoj që një ambasador i Enver Hoxhës një ngjarje nuk do e trajtonte kurrë ndryshe nga ajo, me prerje fotografish, me prerje filmash e të gjitha këto, woke culture.
Zelensky nuk fiton me Amerikën. Unë ushqej ndjenjat më të thella të simpatisë për ukrainasit, për luftën e Ukrainës, por roli i Amerikës në Europë në vlerësimin tim është jetik. Nëse Amerika nuk do të ishte e pranishme në NATO, unë i them vetes dhe besoj çdo europian, mbase i thote, se ku do të ishin tanket ruse sot nuk e di. Ka që mendojnë se Rusia nuk kishte ambicie. Gjëja më e gabuar. Rusia ka ambicie absolutisht nga Balltiku te Adriatiku. Nuk heq dorë Rusia nga ambiciet. Kështu që për mua, qenia e SHBA në Europë është për sigurinë e Europës, është e një rëndësie të jashtëzakonshme.
Çfarë tregon lufta në Ukrainë? Lufta në Ukrainë tregon të njëjtën situatë si në 2 luftërat e shkuara. Në 2 luftërat e shkuara, një vend vuri përpara Europën gjersa hynë në luftë Shtetet e Bashkuara, kurse kësaj here nuk e vuri përpara Europën sepse ishin Shtetet e Bashkuara. Por a tregoi Europa dobësi në këtë luftë? Tregoi shumë, dha ndihma shumë të mëdha, por kur erdhi puna, është e hidhur shumë… tek gjylet, që gjylet e obusëve janë përcaktuese në fushëbetejë, janë shumë të rëndësishme, Koreja e Veriut çoi 1 milion, Europa u përpelit një vit dhe mezi bëri 800 mijë.
Pra çfarë dua të them, Shtetet e Bashkuara, në vlerësimin tim, siguria transatlantike është e rëndësishme edhe për to, por nuk janë më, e tha Hegseth, ja u tha në mbledhje ministrave të NATO-s, siguria e Europës nuk është më përparësi kryesore për ne.
Presidenti Zelensky, e para shkoi në Pensilvani dhe në tërësi ka bërë deklarata që nuk duhej t’i bënte si president në luftë në raport me Trump-in. E dyta, mendoj unë, nuk pranoi një paqe amerikane, kishte një mundësi, për mendimin tim, diplomatike që kjo frazë të mos shqiptohej, por të ecte më… se në fund të fundit ja ku u ftua në Shtëpinë e Bardhë, a duhej ai të kërkonte një ndjesë, qoftë për Pensilvaninë, qoftë për deklaratën e tij “se unë nuk njoh një paqe të firmosur nga SHBA”?
Mendoj se këto kanë qenë 2 deklarata të cilat e bënë që ai të shkonte në një takim të veçantë dhe pa rezultate.
Presidenti Donald Trump i tha atij: do vish këtu kur të pranosh paqen.
© SYRI.net