Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

12:00, 01/03/2025

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar masën e paraburgimit me nga dy muaj, vëllezërve, Dragisha Viqentijeviq dhe Jovan Viqentijeviq.

Të njëjtit u arrestuan si të dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, mbrëmjen e 29 nëntorit.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, e cila ka thënë se vendimi për vazhdimin e paraburgimit është marrë të premten.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, ka thënë Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco