Tjetër arsenal armësh në veri/ Konfiskohen nga policia e Kosovës, një i shoqëruar

Tjetër arsenal armësh në veri/ Konfiskohen nga policia e Kosovës, një i shoqëruar

07:04, 01/03/2025

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë, eksploziv dhe uniforma ushtarake në një fshat në Leposaviç në Mitrovicën e veriut.

Në një deklaratë autoritetet thanë se konfiskuan një pushkë, 19 fishekë për pistoletë, një çantë me 49 fishekë për armë të gjatë, 1 palë dylbi për snajper, 11 fishekë për armë gjuetie, 1 çantë me 4 karikator të zbrazët, një pjesë për tytë, dhe një kuti me vaj.

Deri tani një person është shoqëruar në polici.

Në konferencën rreth këtij operacioni të policisë, doli edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai tha se policia ka gjetur dokumentacione që dëshmojnë se organizata terroriste “Mbrojtja Civile”, vazhdon të jetë aktive në territorin e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco