Turqi/ Erdogan dhe Mickoski themelojnë këshillin e bashkëpunimit

Turqi/ Erdogan dhe Mickoski themelojnë këshillin e bashkëpunimit

17:21, 28/02/2025

Erdogan dhe Mickoski kanë nënshkruar sot në Stamboll një marrëveshje për krijimin e një këshilli të lartë bashkëpunimi midis qeverisë së Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Presidenti turk tha se mbledhja e parë e këtij këshilli do të zhvillohet në Shkup, dhe shtoi se do të marrë pjesë në këtë takim

Kurse kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, theksoi se kjo marrëveshje shënon fillimin e marrëdhënieve të ngushta me Turqinë.

“Për këtë, ne po nënshkruajmë një deklaratë të përbashkët politike për themelimin e Këshillit të nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë. Ky Këshill do të përbëjë një mekanizëm të rëndësishëm për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë në nivel dypalësh, rajonal dhe global. Jam i bindur se kjo nismë do të kontribuojë në mundësi të reja dhe lidhje edhe më të forta mes popujve tanë,” tha Mickoski. Syri.net- Kathimerini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco