Osmani për fotoreporterin Alban Bujari: Nëpërmjet objektivit, dokumentoi të vërtetën e Kosovës në vitet më të vështira

Osmani për fotoreporterin Alban Bujari: Nëpërmjet objektivit, dokumentoi të vërtetën e Kosovës në vitet më të vështira

12:11, 28/02/2025

Presidentja Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit të gazetarëve për vdekjen e fotoreporterit Alban Bujari.

Në telegram thuhet se Bujari nëpërmjet objektivit, ai dokumentoi të vërtetën e Kosovës në vitet më të vështira, duke lënë një arkiv të jashtëzakonshëm kujtese dhe historie, shkruan Reporteri.net.

“Nga momentet e para të luftës së UÇK-së, ai rrezikoi jetën e tij për t`ia treguar botës imazhet që dëshmuan luftën, sakrificën dhe vuajtjen e popullit tonë.  Përmes fotografive të tij, masakrat në Prekaz, Reçak dhe Rogovë nuk mbetën vetëm plagë të kujtesës sonë, por u bënë dëshmi e krimeve ndaj Kosovës para syve të botës. Me profesionalizëm dhe guxim të rrallë, ai e bëri historinë të pavdekshme përmes imazhit, duke na lënë një trashëgimi të çmuar për brezat që do të vijnë”, thuhet në telegram.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco