Reuters shkruan se si rrezikohen bizneset e Kosovës prej ngrirjes së fondeve të USAID-it

Reuters shkruan se si rrezikohen bizneset e Kosovës prej ngrirjes së fondeve të USAID-it

12:05, 28/02/2025

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, ka publikuar njĂ« artikull nĂ« lidhje me rrezikun qĂ« u kanoset disa bizneseve kosovare nga ngrirja e fondeve tĂ« agjencisĂ« amerikane pĂ«r ndihma tĂ« jashtme, USAID.

Reuters e nis artikullin me një biznes të riciklimit në Fushë Kosovë që përfitoi nga fondet e USAID-it, dy vjet më parë, por tani çdo gjë ka ngecur.

Biznesi i riciklimit të Gashit në Fushë Kosovë u transformua kur mori pajisjet nga agjencia amerikane e ndihmës ndërkombëtare (USAID) dy vjet më parë, duke e shtyrë atë të hartonte plane për të punësuar më shumë punëtorë.

Por Gashi tani është i shqetësuar. Më shumë se një e treta e pajisjeve të premtuara me vlerë 130,000 dollarë ende nuk ka mbërritur. Dhe tani administrata e Presidentit Donald Trump ka ngrirë fondet e USAID-it dhe ka kërkuar të zvogëlojë në mënyrë drastike agjencinë e ndihmës dhe të gjithë ndihmën e huaj të SHBA-së.

Javën e kaluar, në një deklaratë për mediat, Trump përmendi donacionin e riciklimit në Kosovë, si një shembull të llojit të shpenzimeve qeveritare që ai dëshiron të shkurtojë.

“Ne presim qĂ« tĂ« mbĂ«rrijnĂ« makineritĂ« e tjera dhe kemi planifikuar ta rrisim fuqinĂ« punĂ«tore nga pesĂ« nĂ« 20, por gjithçka Ă«shtĂ« e pasigurt tani”, tha Gashi teksa hodhi pjesĂ«t plastike nĂ« njĂ« mulli tĂ« USAID-it me njĂ« afishe qĂ« shkruante “Riciklimi ka rĂ«ndĂ«si”.

SHBA-ja ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës që kur vendi i vogël ballkanik u shkëput nga Serbia, duke ofruar 1.1 miliardë dollarë ndihmë që nga viti 2001, sipas shifrave të qeverisë amerikane.

Nga GAP thanë për Reuters se USAID-i aktualisht po menaxhonte 17 projekte me vlerë më shumë se 156 milionë dollarë, por nuk është e qartë se sa nga këto janë disbursuar në të vërtetë.

Kosova është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe mbetet në nevojë të madhe për ndihmë, thonë politikanët dhe banorët, shkruan tutje Reuters.

Ajo është dëmtuar nga tensionet e vazhdueshme etnike ndërmjet shumicës shqiptare dhe pakicës serbe në veri. Reuters zbuloi se më shumë se një duzinë projekte ndihme me vlerë të paktën 150 milionë euro janë anuluar nga Bashkimi Evropian si rezultat i rolit të autoriteteve të Kosovës në ato tensione.

Në rrezik janë fondet që janë krijuar për të forcuar institucionet demokratike të Kosovës, për të përshpejtuar kalimin nga thëngjilli me ndotje të lartë në energjinë e rinovueshme dhe për të mbrojtur grupet e margjinalizuara.

Ata që kanë marrë fondet thonë se kjo ka një ndryshim për ta dhe komunitetin e tyre.

Një tjetër riciklues, Qazim Grashtica, 38 vjeç, që hulumton  kazanët e plehrave çdo ditë nëpër Prishtinë në kërkim të plastikës. USAID-i i siguroi atij traktorin e tij të vogël dhe një makinë që shtyp plastikën. Ndihma ka rritur të ardhurat e tij nga pesë euro në ditë në 20 euro në ditë.

“Para ndihmĂ«s sĂ« amerikanĂ«ve kishte raste kur 10 anĂ«tarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« familjes flinin pa darkĂ«. Ne nuk kishim asgjĂ« pĂ«r tĂ« ngrĂ«nĂ«,” tha Grashtica nĂ« punishten e tij tĂ« rrethuar me plastikĂ« gati pĂ«r t’u shitur.

“UnĂ« do t’i them Trumpit ‘Ti je njeri i mirĂ«, duhet tĂ« ndihmosh njerĂ«zit, veçanĂ«risht ata nĂ« Kosovë’, thotĂ« ai. /Reporteri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco