Komuna nis procedurat për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, tenderi 1.2 milionësh pritet të shpallet në mars

Komuna nis procedurat për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, tenderi 1.2 milionësh pritet të shpallet në mars

10:22, 28/02/2025

Gati gjashtë vjet pas fillimit të procedurave për Spitalin e Prishtinës, ndërtimi i tij pritet të fillojë së shpejti. Komuna e Prishtinës tashmë ka publikuar njoftimin paraprak për këtë projekt.

Bazuar në njoftimin e publikuar në platformën e-Prokurimi, shuma fillestare e ndarë për këtë projekt është 1 milion e 262 mijë e 705 euro. Si datë kur pritet të shpallet tenderi është dhënë 20 marsi i këtij viti, shkruan Reporteri.net.

Ky spital do të ndërtohet në parcelën e ndarë në Prishtinën e re. Spitali do të ketë rreth 200 shtretër, e departamentet kryesore do të jenë Kirurgjia, Internistika, si dhe Gjinekologjia dhe pediatria.

Prezantimi i planit të detajuar për këtë projekt ishte bërë në mars të vitit 2023. Madje, ishte premtuar edhe se ndërtimi do të fillonte atë vit.

“Sot u bë prezentimi i planit të detajuar për Spitalin Gjeneral të Prishtinës, ndërtimi i të cilit pritet të fillojë këtë vit!”, kishte shkruar Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco