Dhjetëshja e Vetëvendosjes, prin Albin Kurti – Faton Peci votohet më shumë se Donika Gërvalla në Ambasada

Dhjetëshja e Vetëvendosjes, prin Albin Kurti – Faton Peci votohet më shumë se Donika Gërvalla në Ambasada

22:21, 27/02/2025

Albin Kurti e Glauk Konjufca janë dy kandidatët më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje nga kosovarët që votuan në përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Përderisa në QNR po vazhdon numërimi dhe deri më tani janë numëruar 67.44% të votave, Albin Kurti ka marrë 4 mijë e 883 vota, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Glauk Konjufca  ka marrë 4 mijë e 280 vota, pasuar nga Hekuran Murati me  2 mijë e 629.

Kosovarët që votuan në përfaqësitë diplomatike i kanë dhënë Albulena Haxhiut 2 mijë e 567, nga rezultatet e deritashme.

Haxhiu pasohet nga Xhelal Sveçla me 2 mijë e 548 vota.

Edhe Faton Peci ka marë  2 mijë e 530 vota dhe del më i votuar se sa Donika Gërvalla- Schëarz, e cila ka marrë 2 mijë e 484 vota.

Mimoza Kusari -Lila  ka marrë 1 mijë 848 vota,  Avni Dehari ka marrë  1 mijë e 639 vota dhe Arben Vitia 1 mijë e 355.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco