Kurti takohet me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së, flasin për hapat drejt formimit të institucioneve

Kurti takohet me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së, flasin për hapat drejt formimit të institucioneve

17:35, 27/02/2025

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti takoi të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe e ngarkuara me punë, Prattipati diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, përmbyllja e procesit zgjedhor dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.

Teksa presim përfundimin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultatit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeministri u shpreh se qeveria po vazhdon punën e saj të përditshme në përmbushjen e detyrave e përgjegjësive dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Lexo edhe:
Rezultatet e vendvotimit në Gjenevë të Zvicrës, kaq vota i mori babai i Granit Xhakës
Ramush Haradinaj mbetet veç me 1 votë në Gjenevë, e kalojnë Fatmir Limaj dhe kandidatët e tij
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Ai falënderoi të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane, Prattipati për kontributin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco