Abdixhiku: Fitorja e Merz dhe e CDU-së, një dritare e re për Republikën tonë

Abdixhiku: Fitorja e Merz dhe e CDU-së, një dritare e re për Republikën tonë

22:24, 23/02/2025

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani, duke thënë se fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë.

Ai ka shkruar në Facebook se fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Ditë e rëndësishme për Gjermaninë  [🇩🇪] ; mundësi e re për Kosovën [🇽🇰] . Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë.

Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjtihmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona.

Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë!

Herzlichen Glückwunsch CDU!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco