Reagon Scholz pasi partia e tij doli e treta: Rezultati i keq, jam përgjegjës

Reagon Scholz pasi partia e tij doli e treta: Rezultati i keq, jam përgjegjës

20:53, 23/02/2025

Friedrich Merz dhe Kristian Demokratët e tij kanë një epërsi të padiskutueshme, sipas të dyja sondazheve që kanë dalë pas mbylljes së votimit në Gjermani.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), ka reaguar duke thënë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë e tij, duke i quajtur ato një “humbje”.

Exit poll-et treguan se SPD ishte në vendin e tretë, me 16-16.5% të votave. Duke folur me mbështetësit në Berlin, Scholz thotë se është një moment “në të cilin ne duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet”.

Në zgjedhjet e mëparshme, thotë ai, partia kishte një rezultat “më të mirë” për të cilin ai ishte “përgjegjës”, duke shtuar se ky rezultat “është më i keq dhe unë jam përgjegjës edhe për këtë”.

Scholz përgëzoi ndërkohë Friedrich Merz, liderin e partisë konservatore Demokristiane, i cili rezulton i pari në sondazhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco