Deri në fund të marsit do të kemi Kuvend të konstituar dhe qeveri të formuar

Deri në fund të marsit do të kemi Kuvend të konstituar dhe qeveri të formuar

11:19, 22/02/2025

Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, proces i cili ende nuk dihet se kur do të ndodhë, do t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe krijimit të Qeverisë së re. E fundi i muajit mars po konsiderohet si një afat kohor, i cili do ta gjej Kosovën me institucione të reja.

Procedurat e mëtutjeshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës i ka shpjeguar për KosovaPress, hulumtuesi në Instituti e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani brenda 30 ditëve duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas certifikimit të rezultatit zyrtar zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në të cilën zgjidhet kryetari i Kuvendit, i cili në bazë të rezultateve të zgjedhjeve i takon Lëvizjes Vetëvendosje, dhe pastaj zgjedhën edhe nënkryetarët e Kuvendit.

“Certifikimi i rezultatit përfundimtar i qel rrugë presidentes që me thirr seancën e parë konstituive, e cila duhet me u mbajt 30 ditë nga data kur shpallen rezultatet përfundimtare. Në rast se presidentja nuk e thërret….atëherë Kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30, e thërret presidentja, por kryetari i Kuvendit nuk e thirr mbledhjen e kryesisë për ta caktuar rendin e ditës, Kuvendi mblidhet prapë me datën kur e ka thirr presidentja, dhe po në atë seancë do të duhej të zgjidhej kryetari, nënkryetarët në mënyrë që të konstituohet Kuvendi…..I hapet rrugë që presidentja partinë e parë që ka dal nga zgjedhjet që ta propozoj mandatarin e qeverisë. Në ndërkohë pas marrjes së dekretit nga mandatari, ai ka një afat deri 15 ditë që t’ia propozoj Kuvendit përbërjen e Qeverisë së Kosovës dhe të dëshmoj që i ka edhe numrat. Në rast të një dështimi të tillë, atëherë presidentes i hapet prapë një rrugë tjetër që të dialogojë me partitë tjera apo koalicionet që dëshmojnë se i kanë votat.. Prej momentit që dekretin e merr i dyti, ky i ka pastaj 10 ditë për ta themeluar Qeverinë e Kosovës. Në rast se as ky i dyti nuk mundet, vendi shkon në zgjedhje”, shprehet Jakaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco