Këta janë kanditatët për deputetë të partive që janë renditur të fundit në listë me më së paku vota

Këta janë kanditatët për deputetë të partive që janë renditur të fundit në listë me më së paku vota

10:40, 22/02/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me votat e kandidatëve për deputetë.

Në përditësimin e bërë me 99.96%, janë mësuar se cilët janë kandidatët për deputetë të partive që janë renditur të fundit në listë, gjithnjë pa llogaritur votat e disaporës dhe ato me kusht, shkruan Reporteri.net.

Kandidatja që është renditur e fundit me më së paku vota në listën e VV-së është Brunilda Gjura Tafili me 34846 vota.

Kandidatja që është renditur e fundit me më së paku vota në listën e PDK-së është Arta Nallbani me 2676 vota.

Kandidatja që është renditur e fundit me më së paku vota në listën e LDK-së është Sevdije Lama me 1780 vota.

Kandidati që është renditur i fundit me më së paku vota në listën e AAK-së është Agim Preniqi me vetëm 347 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të premten në mbrëmje, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime më 9 shkurt.

Gjatë javës së ardhshme nis numërimi i votave nga diaspora dhe atyre me kusht.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se në 38 Qendrat Komunale të Numërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ofruar transparencë të plotë të procesit të numërimit duke prezantuar në ekrane punën e çdo ekipi të numërimit, përfshirë pamjen e fletëvotimeve të plotësuara në vendvotime nga votuesit dhe krijimin e formularëve digjital.

“Gjatë kësaj periudhe, numri i vendvotimeve të rregullta që janë numëruar është 2,533, në të cilat më 9 shkurt 2025 janë mbajtur Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Në Qendrat Komunale të Numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, është bërë edhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike.”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco