Besnik Tahiri dhe Pal Lekaj, dy prej figurave të rëndësishme të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, definitivisht nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, ndonëse ende nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.
Ish-shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë vetëm 8 mijë e 190 vota.
Pal Lekaj ka marrë 7 mijë e 982 vota.
Jashtë Kuvendit do të mbetet edhe ish-deputeti Shemsedin Dreshaj. Edhe ish-deputetja Albana Bytyqi, sipas numërimeve deri më tani që po shkojnë drejt fundit, ka shumë pak gjasa të jetë pjesë e legjislaturës së re së Kuvendit të Kosovës.
© SYRI.net