Pas problemeve shëndetësore, Thaçi i kthehet aktiviteteve të rregullta

Pas problemeve shëndetësore, Thaçi i kthehet aktiviteteve të rregullta

17:09, 20/02/2025

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se nuk mund të japin detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Doyle përmes një përgjigje me shkrim tha se kjo për shkak të respektimit të privatësisë.

Ai theksoi se ish-presidenti po i vazhdon normalisht aktivitetet ditore në objektin e paraburgimit.

“Mund t’ju them se zoti Thaçi tani është duke marrë pjesë në aktivitetet e rregullta të përditshme në objektin e paraburgimit”, theksoi ai për klankosova.

Hashim Thaçi, të martën mungoi në seancën gjyqësore për shkak të gjendjes shëndetësore.

Atij iu deshtë një konsultë me mjekun. Gjendja e tij krijoi shqetësime në opinionin publik në Kosovë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco