Osmani pret në takim korin diplomatik, flasin për rezultatet e zgjedhjeve e konstituimin e institucioneve

Osmani pret në takim korin diplomatik, flasin për rezultatet e zgjedhjeve e konstituimin e institucioneve

15:40, 20/02/2025

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur gjatë kësaj jave në takime të ndara të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pattipati, Ambasadorin gjerman, Jorn Rohde dhe atë të Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se Osmani ka diskutuar me ta për ecurinë e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve nga zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Reporteri.net.

“Gjatë këtyre takimeve, u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjet e sigurisë, fuqizimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet respektive, ecurinë e procesit zgjedhor si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco