Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi ka pritur sot në zyre ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Krasniqi ka bërë të ditur se me De Riun kanë folur për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sot prita në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Diskutuam për zgjedhjet demokratike të 9 shkurtit dhe rëndësinë e institucioneve të forta për të ardhmen e vendit.
Pavarësisht pozicioneve politike, të gjitha partitë duhet të mbeten të përkushtuara për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar. Mirënjohës për miqësinë dhe mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës”, shkruan Krasniqi.
© SYRI.net