Ambasada e Italisë: Të shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit

Ambasada e Italisë: Të shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit

17:22, 24/12/2024

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, kjo ambasadë veprimin e KQZ-së e quan si shqetësues

“Besojmë se sundimi i ligjit do të udhëheqë edhe një herë veprimet e këtij institucioni jetik, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e ambasadës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco