Kroacia konstaton të tjera ngarkesa me mandarina shqiptare me pesticide

Kroacia konstaton të tjera ngarkesa me mandarina shqiptare me pesticide

08:52, 23/12/2024

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka bër një postim në rrjetin e tij social Facbook ku njofton se Kroacia ka konstatuar një rast tjetër të prezencës së pesticidit Clorpirifos në mandarinat shqiptare. -

Njoftimi sipas tij është i datës 20 dhjetor dhe ai e shoqëron dhe me një foto me të dhënat përkatëse.

Statusi i Ervin Resulit

“Raste të reja me prezencë të clorpirifosit në mandarina shqiptare

“Ende pa u mbyllur rezultatet e tre ngarkesave të para për praninë e clorpirifosit në mandarina, sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria”!

“Ku është Ministria e Bujqësisë”?

“Ministria ka për detyrë të mbrojë konsumatorin shqiptar dhe të sigurojë standardet e sigurisë ushqimore. Pse po vonohen analizat dhe nuk po publikohen rezultatet? A ka dikush interesa në Ministrinë e Bujqësisë që lejon popullatën shqiptare të konsumojë produkte me nivele të rrezikshme të pesticideve? Kjo situatë është një këmbanë alarmi për shëndetin e qytetarëve dhe për reputacionin e produkteve tona bujqësore. Institucionet përkatëse duhet të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë që produkte të tilla të mos përfundojnë në tryezat tona”, shkruan Resuli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco