Diaspora gjithmonë ka qenë dora e zgjatur për të ndihmuar ekonominë e Kosovës përmes remitanacave duke u shndërruar një serum për ekonomin e vendit, por kjo gjë nuk mjafton. Të paktën kështu po e vlerëson kandidati për deputet nga LDK, Mustaf Abazi.
Ai po deklaron se ka ardhur koha që të fuqizohet sektori privat duke ndihmuar bizneset e vogla dhe te mesme për të krijuar vende të reja të punës.
Poashtu tërheqja e investitorëve të huaj, modernizimi i bujqësisë por edhe zhvillimi i turizmit përmes diasporës, gjitha këto Abazi po i sheh si faktor ky për rritjen e ekonomisë tonë.
Për më shumë lexoni statusin e tij:
Potenciali i Kosovës për zhvillimin ekonomik është i jashtëzakonshëm, rinia jonë është thesar që duhet shfrytëzuar, diaspora është fuqia jonë që na ka mbajtur në këmbë gjithmonë. Prandaj, është e nevojshme që këto komponentë të bashkohen për të sjell ndryshimin që i duhet vendit tonë.
Ja si duhet të veprojmë pas 9 shkurtit, kur LDK-ja do të dalë triumfuese:
✅ Fuqizimi i sektorit privat: Mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme është jetike për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike.
✅ Tërheqja e investimeve të huaja: Duke garantuar stabilitet politik dhe një klimë të favorshme për bizneset, Kosova mund të bëhet atraktive për investitorët globalë.
✅ Modernizimi i bujqësisë: Me fokus në rritjen e produktivitetit dhe përpunimin e produkteve bujqësore, bujqësia mund të kthehet në një shtyllë kryesore të ekonomisë
✅ Turizmi dhe diaspora: Promovimi i turizmit kulturor dhe natyror, si dhe angazhimi i diasporës në investime dhe zhvillim, janë mundësi të arta për rritjen ekonomike.
Së bashku, me vizion dhe bashkëpunim, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën! 🇽🇰
#PërVendinTim #MustafaAbazi76 #LDK
#Kosova #ZhvillimEkonomik #Potencial #Bashkëpunim
© SYRI.net