Prishtinë: Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arrestohet i dyshuari

Prishtinë: Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arrestohet i dyshuari

09:31, 22/12/2024

Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik.

I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me veturë, kishte shtënë disa herë në ajër.

Siç njofton policia, i njëjti në largim e sipër e kishte hedhur armën nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut.

Personi në fjalë nuk ishte intervistuar për shkak se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco