Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK del me sqarim

Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK del me sqarim

17:44, 21/12/2024

Të premten në mbrëmje një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në Qendren Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka dhënë një sqarim lidhur me vdekjen e fëmijës, i cili ishte sjell nga Spitali i Gjakovës në gjendje të rëndë shëndetësore.

ShSKUK ka bërë të ditur se menjëherë janë marrë masat e nevojshme nga ekipi kujdestar, duke parë edhe gjendjen e rënduar të fëmijës, ku pas vendosjes së terapisë, në ora 21:40 është nisur për trajtim të mëtejshëm në QKUK, si rast emergjent.

Sipas raportit të Klinikës Infektive, fëmija, me autoambulancë është sjell në ora 22:50 në Klinikën Infektive, me gjendje shumë të rënduar, me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore).

“Nga mjekët kujdestar fëmijës menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë,  pa humbur kohë me procedura administrative në pranim. Fëmija vendoset në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore”, thuhet tutje në sqarimin e ShSKUK-së.

Tutje në njoftim thuhet se “Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmijës vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmija vdes”.

“Fëmijës i është ofruar gjithë kujdesi i duhur dhe i nevojshëm si në Spitalin e Gjakovës, ashtu edhe në QKUK, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka arritur të mbijetonte”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco