Mbyllja e Tik – Tok, Bledian Koka: Erdogani i Tiranës...

Mbyllja e Tik – Tok, Bledian Koka: Erdogani i Tiranës...

16:52, 21/12/2024

Gazetari Bledian Koka ka reaguar me një postim në facebook pas vendimit të Edi Ramës për të mbyllur Tik – Tokun. “Erdogani i Tiranës” e konsideron gazetari kreun e qeverisë të cilit i përmend në shënimin e tij historitë familjare shpesh herë të përfolura për raste dhune.

Postimi:

Erdogani i Tiranës!

Pasi pyeti gruan e parë për pasojat e divorcit dhe dhunës në familje tek fëmija, pastaj djalin e parë për pasojat e bullizmit gjyqësor të babait që e akuzoi se e ka vëlla, pasi pyeti vajzën e gruas së fundit për pasojat e divorcit të shkaktuar nga një i tretë dhe rolin e njerkut në jetën e një adoleshenteje, pyeti edhe gruan e fundit për efektin martesës së vonshme të dy femijët e parë, pastaj edhe fëmijën e fundit për efektin e martesave të para dhe vellezërve dhe motrave të rritur në familje të tjera.

p.s...Ne fund doli në një këshillim publik, ku nuk dëgjoi, por dhe një leksion të përkryer për familjen tradicionale. Poshtë TIK TOK-u!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco