Në Raportin e Progresit, për Serbinë, Bashkimi Evropian, përmendi në veçanti normalizimin e raporteve me Kosovën.
Ky proces sipas dokumentit vazhdon të ndikohet nga hapat e pamjaftueshëm që Beogradi, po I merr për të siguruar përgjegjësi për siç e quan BE-ja sulmin e dhunshëm, të një grupi të armatosur serbësh ndaj policisë kosovare, më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, Dragan Shormaz, një ish-aleat i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, thotë se është e pamundur që Vuçiq të bëjë proces gjyqësor për grupin që kreu sulmin në Banjskë, e aq më pak që Millan Radojçiqin, ta dorëzojë në Kosovë, njofton Klankosova.tv
Sipas tij, Vuçiq, është truri i aktit të agresionit, e ish-nënkryetari i Listës Serbe, pra Radojçiq, ekzekutori.
“Kjo ndodh për arsye të thjeshtë, sepse Aleksandar Vuçiq, është organizatori i këtij akti, i cili do të duhej të ndante katër komunat në veri nga Kosova. Pra, plani i tij nuk u bë realitet dhe ai s’guxon Radoiçiqin as ta arrestojë, as ta gjykojë, e as ta dorëzojë. Paramendoni, se krejt çka do të mund të thoshte Radoiçiq, në këtë gjykim ? Nuk e di saktë çka do të thoshte ai, por do deklaronte shumë çka që e di. E ai di, shumë për Vuçiqin, dhe kjo është diçka që Vuçiq, nuk guxon ta lejojë”, ka thënë Shormaz.
© SYRI.net