Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, ka takuar homologen e saj kanadeze, Mélanie Joly.
Në njoftimin e Ministrisë, thuhet se Gërvalla ka theksuar rëndësinë e veçantë të integrimit të Kosovës në NATO për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu, ajo ka vlerësuar lart angazhimin e Kanadasë në mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes së Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
© SYRI.net