Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e djeshëm mes tri veturave në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku si pasojë ka vdekur një grua.
Në raport thuhet se edhe katër persona tjerë kanë marrë lëndime, derisa vdekjen e kësaj të fundit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Fsh. Bresalc, Gjilan 31.10.2024 – 14:55. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave. Si pasojë, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në emergjencën e Gjilanit, ku një femër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.
© SYRI.net