Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Aktivistët e PSD-së kanë vendosur para hyrjes së Kuvendit një pankart me mbishkrimin “Secili punëtor publik dhe familja e tij janë subjekt i hetimit nga Byroja e Partisë”.

Pas aksionit, para mediave është deklarua kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Molliqaj ka thënë se Qeveria po dëshiron të shohë secilin si të dyshuar dhe të kontrollojë agjencionet e pavarura.

© SYRI.net