Abdixhiku paraqet premtimet që Kurti nuk i ka realizuar

Abdixhiku paraqet premtimet që Kurti nuk i ka realizuar

12:40, 31/10/2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka rikujtuar premtimet e bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, i ka prezantuar disa nga ato që Kurti nuk i ka realizuar.

Aty shfaqet kryeministri i Kosovës duke premtuar banimin e përballueshëm për çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe shërbyesit publikë, si arsimtarët, infermierët, policët e zjarrfikësit.

Ky banim i përballueshëm ishte premtuar për 4 mijë familje.

“Çka u tha e çka s’u bë, për çiftet e reja, gratë kryefamiljare e shërbyesit publik? Kosova, meriton më mirë! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar kreu i LDK-së në postimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco