Arlind Bushati humbi jetën në spital mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, pasi kishte marrë një plumb në kokë, gjatë atentatit në Dobraç të Shkodrës, që u kthye në një masakër me të paktën 3 viktima dhe një person në gjendje të rëndë.
Por vetëm 20 ditë më herët, Arlind Bushati i kishte shpëtuar një tjetër atentati, por këtë herë në Pedonalen e Shkodrës.
Më 11 tetor të këtij viti, Bushati ndodhej në një kafene në pedonalen e Shkodrës, nën shoqërinë e miqve të tij, teksa një motor është afruar me shpejtësi drejt tij. Një nga autorët, pa zbritur nga motori, ka nxjerr një armë në dukje automatike, dhe e ka drejtuar drejt Bushatit.
Siç dallohet në pamjet e siguruara nga SYRI-, arma nuk është shkrepur, por skena e dëshmuar nga sytë e shumë qytetarëve ka shkaktuar panik. Të pranishmit shihen duke u larguar me vrap për të shpëtuar nga skena e krimit.
Arlind Bushati e referoi ngjarjen në polici, por ndonëse uniformat blu ishin vënë në dijeni mbi këtë atentat të dështuar, duket se i ndjeri nuk është marrë në mbrojtje nga instancat shtetëore.
Arlind Bushati 32 vjeç ishte në makinë me Licin në momentin e ngjarjes dhe mori një plumb në kokë. Nga ngjarja humbi jetën edhe Flutura Basha, 56 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën është bashkëshorti i saj, Bashkim Basha 67 vjeç.
© SYRI.net