Limaj: Bashkë, jemi më të fuqishëm dhe të gatshëm për ti dhënë Kosovës të ardhmen që meriton

Limaj: Bashkë, jemi më të fuqishëm dhe të gatshëm për ti dhënë Kosovës të ardhmen që meriton

21:45, 30/10/2024

Fatmir Limaj gjatë ditës së sotme ka mbledhur për një takim anëtarët e kryesisë.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me zgjedhjet që pritet të mbahen më 9 shkurt.

Limaj ka thënë se bashkë janë më të fuqishëm dhe të gatshmë për ti dhënë Kosovës të ardhmen që e meriton.

‘’Bashkë, jemi më të fuqishëm dhe të gatshëm për ti dhënë Kosovës të ardhmen që meriton.Sot kisha takim me kryesinë e NISMA Socialdemokrate, ku në theks të veçantë kishim angazhimin tonë për zgjedhjet e 9 shkurtit.U diskutua për intesifikimin e angazhimit të degëve dhe për të ardhmën e vendit.Në këtë moment kritik për vendin, është thelbësore që të rikthejmë besimin te institucionet dhe të ofrojmë projekte konkrete që i shërbejnë qytetarëve’’, ka thënë Limaj.

NISMA ka dëshmuar se ka potencialin dhe vullnetin për ta bërë këtë realitet, ka shtuar më tutje Limaj./Indeksonline

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco