Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), kanë arritur të arrestojnë dy të dyshuar në lidhje me drogën që ishte kapur në një fshat të Klinës gjatë muajit gusht të këtij viti.
Prokurori Ersan Qavolli, për Klan Kosova ka konfirmuar rastin.
Ndër të tjera, njëri nga të arrestuarit e sotëm është i dyshuar edhe për kërcënimin që ia ka bërë prokurorit Qavolli.
Dy të arrestuarit e sotëm janë vëllezër.
Më 10 gusht, në një fshat të Klinës, në atë që tashmë po quhet si rasti “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar gjithsej 960 bimë narkotike të llojit marihuanë.
© SYRI.net