Musliu jep detaje pas raportimit të shefit të AKI-së

Musliu jep detaje pas raportimit të shefit të AKI-së

13:18, 30/10/2024

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu pas përfundimit të takimit me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti tha se në mungesë të kuorumit me drejtorin bashkëbiseduan lidhur me raportimet për përndjekjen e gazetarëve nga AKI.

Duke folur për lëshimin e mbledhjes nga deputetët e LVV-së ajo tha se ata tentuan ta pengojnë mbajtjen e Komisionit, madje edhe këtë bashkëbisedim.

Musliu tha se nga Ajeti kërkuan që të mos bie pre e presioneve por të respektoj ligjet dhe kushtetutën e Kosovës./KP/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco