Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetën nga përmbytjet në Spanjē.
Përmes një postimi “X”, Kurti ka shkruar se Kosova qëndron me qeverinë dhe popullin e Spanjës, të cilët po përballen me përmbytje shkatërruese.
“Mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të sjellë lehtësim”, thuhet në postimin e Kurtit.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se deri më tani janë regjistruar 51 persona të vdekur nga përmbytjet.
© SYRI.net