‘Rrinte në telefon, nuk shkonte në shkollë’/ Zbardhet dëshmia e babait që qëlloi djalin

‘Rrinte në telefon, nuk shkonte në shkollë’/ Zbardhet dëshmia e babait që qëlloi djalin

11:46, 30/10/2024

Zbardhet dëshmia e babait që ka plagosur me thikë djalin e tij, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vreshtar të Maliqit, Korçë.

Burime nga policia thanë se, sherri mes babait dhe djalit ka ndodhur, pasi ky i fundit nuk donte të shkonte në shkollë dhe qëndronte në telefon.

Shpëtim Çuka: Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ik se vajti ora,ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë.

I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas.

15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco