Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vreshtar, të Maliqit.
Paraditen e sotme rreth orës 10:45 minuta, babai ka qëlluar me thikë djalin e tij 15 vjeç, pas një zënke familjare për motive të dobëta.
Adoleshenti ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, thotë policia.
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta.
15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
© SYRI.net