Kyetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video të re në llogarinë e tij në Facebook, e cila shfaq një pensionist.
Me anë të kësaj videoje, ai thotë se me qeverinë aktuale, sfidat dhe vështirësitë e pensionistëve vetëm sa janë rritur dhe sipas tij, premtimet nuk janë mbajtur.
Abdixhiku më tej shprehet se është i vendosur t’i nderojë gjeneratat që e kanë ndërtuar Kosovën.
Rritjet simbolike në fund të mandatit nuk kanë mbuluar as inflacionin e akumuluar në katër vite! Unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës jemi të vendosur për t’i nderuar gjeneratat që e kanë ndërtuar Kosovën. Ndryshimi po vjen! Edhe për pensionistët”, ka shkruar kreu i LDK-së.
© SYRI.net