Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit, s’janë qëllimi, por rruga e “vetme” për realizimin e programit dhe ëndrrës së përbashkët të Kosovës.
Këto deklarata Hamza i ka bërë gjatë një tubimi në Gjilan, derisa ka thënë që kësaj “ëndrre”, do t’i japin jetë më punë të pandalshme, për të gjithë qytetarët e vendit.
“Me frymë pozitive e plot entuziazëm ishte mbrëmja e djeshme në Gjilan. Zgjedhjet e 9 shkurtit nuk janë qëllimi, por rruga e vetme për realizimin e programit dhe ëndrrës së përbashkët për vendin tonë. Kësaj ëndrre do t’i japim jetë me punë të pandalshme për të mirën e fëmijëve, grave e burrave, të rinjve e të moshuarve. Për të mirën e Kosovës!”, ka shkruar Hamza në Facebook.
© SYRI.net