Caktohet U.D i Drejtorit të Thesarit, sot pritet të ekzekutohen pagat për zyrtarët publik

Caktohet U.D i Drejtorit të Thesarit, sot pritet të ekzekutohen pagat për zyrtarët publik

14:39, 01/10/2024

Sot gjatë ditës pritet të ekzekutohen pagat për zyrtarët publik.

IndeksOnline ka mësuar se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka caktuar Xhevat Zejnullahun ushtrues të detyrës për pozitën e drejtorit të Thesarit.

Sipas Ligjit për Pagat, ekzekutimi i pagave është dashur të ndodhë dje, mirëpo për shkak të skadimit të kontratës së ish U.D së drejtorit të Thesarit, shërbyesit civil mbeten pa u pagur ndonëse kemi hyrë në muajin tetor.

Klankosova.tv ka provuar që të marrë një përgjigje zyrtare nga Ministria e Financave, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë asnjë përgjigje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco