I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se mosekzekutimi i pagave për sektorin publik është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.
Sipas Haradinajt pagat që i bllokoi qeveria, mund t’i zhbllokojë vetëm Kuvendi, derisa është shprehur se kjo çështje kërkon zgjidhje urgjente, transmeton Syri.net Kosova.
Statusi i tij i plotë:
Pagat që i bllokoi qeveria, mund t’i zhbllokojë vetëm Kuvendi
Situata e krijuar me mosrealizimin e pagave për sektorin publik, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe shpërfillje e skajshme e mijëra punëtorëve të këtij sektori.
Kjo çështje kërkon zgjidhje urgjente.
Rrugëdalja e vetme është thirrja me urgjencë e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhej amandamentimi i Ligjit për shërbyesit civilë, që do të mundësonte një zgjidhje të menjëhershme, gjë që Aleanca do ta kërkojë qysh sot.
Çdo përpjekje tjetër, jo vetëm se është shkelje ligjore, por edhe keqpërdorim i të drejtës së patjetërsueshme që mbi 80 mijë njerëz të realizojnë të drejtën e tyre në pagë.
© SYRI.net