Këmbësori që u godit nga motoçikleta në Lipjan në gjendje kritike për jetën

Këmbësori që u godit nga motoçikleta në Lipjan në gjendje kritike për jetën

11:49, 01/10/2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Lipjan.

Aty, një këmbësor është goditur nga një motoçikletë me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai u dërgua për trajtim në QKUK.

Nga ky institucion kanë dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.

U bë e ditur se gjendje e tij është kritike për jetën.

“Dje e kemi pranuar një pacientë që ka ardhur pas lëndimeve që i ka pësuar nga një aksident që ka ndodhur në Lipjan. Mbrëmë atij i është dashur t’i nënshtrohet një intervenimi”, thanë nga QKUK-ja.

“Pacienti në fjalë ka lëndime serioze në kokë. Gjendja e tij vazhdon të jetë e rënduar, deri në kritike për jetën. Po vazhdon të jetë i monitoruar me aparate dhe po mbahet i fjetur me barëra”.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar drejtuesin e motoçikletës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco