Pas 14 orësh, përfundon aksioni antidrogë i NJSO-së në Pejë, detaje të reja nga vendi i ngjarjes

Pas 14 orësh, përfundon aksioni antidrogë i NJSO-së në Pejë, detaje të reja nga vendi i ngjarjes

17:42, 27/09/2024

Dyshime e hetime për tre plantacione me bimë narkotike patën muaj më parë, e aksionin në fshatin Sferkë të Pejës e nisën në ora 3 të mëngjesit.

Njësite të antidrogës patën sot shumë punë pasi diku në malet e asaj zone u gjet mbi 1 ton drogë, e llojit kanabis sativa.

Ky llogaritet të jetë një ndër aksionet më të mëdha pas luftës nga antidroga.

Kjo pasi këtu u kapën mbi një ton drogë në vlerë rreth 5 milionë euro.

Policia ka asgjësuar shumicën e drogës, duke e djegur në vendin ku u sekuestrua, teksa në cilësi të dëshmive dhe provave janë marrë disa thasë me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco