Gjetja e mbi 1 ton drogë në Pejë – Arrestohet një i dyshuar, disa të tjerë në arrati

Gjetja e mbi 1 ton drogë në Pejë – Arrestohet një i dyshuar, disa të tjerë në arrati

14:16, 27/09/2024

Një person është arrestuar lidhur me aksionin masiv antidrogë në Pejë, ku u sekuestrua mbi një ton drogë me vlerë rreth 5 milionë euro.

Aksioni, i cili konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë që nga paslufta, është ende në zhvillim, sipas raportimeve të mediave disa persona të tjerë të dyshuar janë ende në arrati.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se aksioni po vazhdon dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco