“Gjithçka më shtrenjtë me Kurtin”, ka shkruar Lidhja Demokratike e Kosovës, teksa kanë bërë krahasimin e çmimeve të vitit 2021, më ato aktualet.
Përmes një postimi në Facebook, kjo parti ka bërë krahasimin e disa çmimeve të artikujve ushqimorë, ku thuhet se çmimi i bukës së bardhë ka qenë 35 në vitin 2021, derisa tani është 57 cent.
Përveç kësaj, LDK ka krahasur edhe çmimin e qumështit, orizit, sheqerit, miellit të grurit dhe drurëve të zjarrit.
© SYRI.net