Tre shqiptarët pengojnë tragjedinë, nderohen nga kryebashkiaku i Venecias

Tre shqiptarët pengojnë tragjedinë, nderohen nga kryebashkiaku i Venecias

10:39, 26/09/2024

Kryebashkiaku Luigi Brugnaro, në emër të qytetit të Venecias ka pritur dhe falenderuar një nga tre shqiptarët, të cilët ndërhynë mbrëmjen e së premtes për të ndaluar vrasësin e dyshuar të Giacomo Gobbato-s, 26 vjeç, para se të arrestohej nga policia.

Autori kishte goditur me thikë Gobbaton, i cili mbrojti një grua nga grabitja.

Britmat kanë alarmuar personat që ndodheshin aty pranë, mes tyre edhe Dritanin me origjinë shqiptare, së bashku me dy bashkatdhetarët e tjerë, Klementin dhe Aurelin. Të tre i janë afruar kriminelit dhe kanë arritur ta bllokojnë, derisa kanë mbërritur patrullat, pak çaste më vonë.

“Doja t’i falënderoja në emrin tim dhe të gjithë qytetit për gjestin e rëndësishëm të guximit që bënë”, komentoi kryebashkiaku.

Giacomo Gobbato, një “djalë bujar” i cili bëri një gjest “të lavdërueshëm” duke ndërhyrë së bashku me Sebastiano Bergamaschi për të ndaluar tentativën e parë të grabitjes në Corso del Popolo. Një episod që tronditi qytetin dhe ngriti sërish çështjen e sigurisë.

“Nuk duam të fshehim asgjë, duhet të përmirësohemi sepse kjo situatë nuk është e pranueshme," përsëriti kryebashkiaku, "por rregullat duhet të ndryshohen dhe të sigurohet aplikimi i penaliteteve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco