Policia e konfirmon djegien e villës së Bajqinovcit: S’ka të lënduar, po e hetojmë rastin

Policia e konfirmon djegien e villës së Bajqinovcit: S’ka të lënduar, po e hetojmë rastin

22:35, 24/09/2024

Policia e Kosovës e ka konfirmuar djegien e villës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në Katunishtë të Podujevë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti, e cila tha se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Ndërsa, Bajqinovci për Klankosova.tv më herët tha se për djegien e villës është njoftuar nga fshatarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco